Ylli Manjani, Ish-Ministri i Drejtësisë, ka guxuar të thotë se deputetët, janë të vetmit, të cilët nuk rrezikohen dot nga Vettingu. Për këtë, ai është shprehur në faqen e tij në "Facebook", ku ka shkruajtur, madje shumë i revoltuar, se politikanët janë fajtorët e çdo të keqeje në vendin tonë, gjersa ka arritur dhe duke mallkuar vendin, përmes fjalëve: "Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikan".
Ja shkrimi i plotë i ish-ministrit:
"Vetting për të tërë....
—�—�—
Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting!
Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut!
Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!
E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!
Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”.... Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!
Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!
Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!
Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.
Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë."/D.G-Dritare.net