Manastirliu: Shpëtohen turistët e huaj, Urgjenca Mjekësore i transporton në spital me helikopter

Njësia e Helikopterëve të Urgjencës Mjekësore ka ndërhyrë në kohë për të shpëtuar dy turistë të huaj të cilët ishin aksidentuar në bregdetin e jugut.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj në Facebook, duke shkruar se dy të rinjtë e aksidentuar, një shtetas suedez dhe një shtetas italian të moshës 22 dhe 31 vjeç janë transportuar në kohë nga spitali i Sarandës drejt Spitalit Universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Të rinjtë janë turistë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin tonë, ë cilët kishin pësuar një aksident me motor, por falë ndërhyrjes në kohë të stafit të Urgjencës Mjekësore ata ndodhen tani jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorimin e stafit mjekësor.

LEXO DHE :  Ujqërit na morrën edhe Luljeta Bozon, thua?

Që prej nisjes së sezonit veor janë kryer 281 misione me autoambulancë dhe 4 me helikoter në zonat turistike./E.B-dritare.net

Dy turistë të huaj janë shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të Njësisë së Helikopterëve dhe koordinimit të shërbimit në…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 21. Juli 2019

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.