Manastirliu: Parandaloni sëmundjet, bëni kontrollin shëndetësor bazë, falas!
E Hënë 30 Shtator 2019, 08:08
Dritare.net
Manastirliu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që janë ndërmjet moshës 35-70 vjeç, të bëjnë kontrollin shëndetësor të përvitshëm falas, për të parandaluar sëmundjet e zemrës.
Gjithashtu, po sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, më shumë se 5400 qytetarë kanë përfituar nga paketat e Kardiologjisë, pa pagesë.
Në 8-mujorin e fundit janë kryer 4613 Koronarografi, 245 Pacrmaker definitiv, 383 By Pass Aorto Koronar dhe 172 Intervente valvulare, të gjithë falas, si në spitale publike ashtu dhe në ato private./E.B-dritare.net