Manastirliu: 28 qendra shëndetësore verore, hapur 24 orë për turistët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në Dritare me Rudinën tha se, këtë sezon turistik janë hapur 28 qendra shëndetësore që janë në shërbim 24 ora në 24, në 7 ditë të javës.

 “Në kuadër të planit të masave të qeverisë në funksion të turizmit, patjetër është e rëndësishme që turistët të kenë kujdes shëndetësor. Qendrat Shëndetësore verore kanë nisur të funksionojnë që më 1 qershor dhe do vijojnë deri më 15 shtator. Janë 28 të tilla. Kemi vendosur të hapim dhe në Rrjoll qendrën 24/7 dhe vijojmë të unifikojmë shërbimet. Vit pas viti është shtuar fluksi i qytetarëve që aksesojnë Qendrat Shëndetësore verore. Janë jetë njerëzisht të shërbyera. Nga 1 qershori deri më 7 korrik i kemi shërbyer mbi 9 mijë qytetarëve. Qytetarët kanë më tepër informacion. Aty shërbejnë mjekë dhe infermierë që në total janë 157 mjekë dhe infermierë. Mjekët kanë shprehur dëshirën për të punuar në këto qendra. Janë infermierë që nuk kanë ende një punë të stabilizuar. Në Qendrat Shëndetësore verore ndodhen dhe ambulanca.”,– shprehet Manastirliu./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Kishte humbur një javë më parë, gjendet i vdekur tek Liqeni 31-vjeçari

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.