Manastirliu: 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit, gati për shkollë
Dritare.net
Ditën e nesërme 201 fëmijë të instuticioneve të përkujdesit social, i drejtohen nesër bankave të shkollës.
“Jemi këtu me fëmijët e Zyber Hallullit, 9 prej të cilëve shkojnë për herë të parë në shkollë. E gjithë vëmendja jonë është tek fëmijët, tek mirëarsimi dhe edukimi, pasi investimi në arsim bën diferencën në shoqëritë e zhvilluara”, tha Manastirliu.
Gjithçka është gati për të nisur vitin e ri shkollor jo vetëm për 37 fëmijët e “Zyber Hallullit”, por për të gjithë fëmijët e institucioneve të përkujdesit, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për të cilët këtë vit Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion 700 mësues specialë.
“Një vëmendje të posaçme, me ekipin e edukatoreve dhe kujdestareve, po i kushtojmë përgatitjes së fëmijëve me aftësi ndryshe në qendrat tona të përkujdesit, 25 prej të cilëve do të ndjekin shkollat speciale këtë vit, por ka edhe fëmijë që do të shkojnë në shkollat e zakonshme, ndaj vendimi i qeverisë për dyfishimin e mësuesve specialë në shkolla, padyshim do I shërbeje integrimit më të mirë të këtyre fëmijëve”, tha Manastirliu./E.B-dritare.net