Mamaja e Bebe Rexhës i shkruan Monika Kryemadhit gjatë emisionit

E ftuar në emisionin e përjavshëm ‘Xing me Ermalin’ Monika Kryemadhi i është përgjigjur një sërë pyetjeve të moderatorit Ermal Mamaqi dhe atyre të publikut, por në një moment intervista është ndërprerë pasi politikanes i ka ardhur një mesazh në celular. “Kush po të shkruan Edi Rama, apo atë e kishe bërë ‘Block’?’ e ka ngacmuar moderatori.

“Urdhëro shihe, nuk është Rama, por Bukurije Rexha, mamaja e Bebe Rexhës” ka thënë Kryemadhi duke shpjeguar se mamaja e saj dhe babai i këngëtares shqiptare që po korr sukses në të gjithë botën janë kushurinj të parë, por që janë shumë të lidhur. Vetëm pak kohë më parë u publikua një video e Kryemadhit duke kërcyer me Bebe Rexhën në një dasmë shqiptarësh në SHBA.

LEXO DHE :  Aktorja shqiptare Hana Noka, shkëlqen në festivalin e filmit në Kroaci


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.