Makina përplas për vdekje këmbësorin, te Shkëmbi i Kavajës
E Diel 20 Tetor 2019, 19:07
Dritare.net
"Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostradën Kavajë - Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.",- njofton policia./K.C/dritare.net