Makina e policisë bie në lumë, rezultojnë të zhdukur dy policë nga Kosova
E Diel 29 Prill 2018, 09:09
Dritare.net
Ky aksident ka ndodhur në rrugën Kacanik-Hani i Elezit, ku makina më të cilën po udhëtonin policët ka thyer barrierat rrethuese të lumit Lepecë dhe kanë rënë brenda tij.
Sipas Klan Kosovës, makina ka rënë nga një lartësi prej mbi 100 metrash dhe është shkatërruar plotësisht.
Polumbarët, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve, për orë të tëra kanë kërkuar për trupat e dy policëve, por pa rezultat. Kërkimi për dy të zhdukurit pritet të rinisë sërish ditën e sotme.
Do policët e zhdukur janë: Malësor Dashi dhe Armend Trena./K.C/dritare.net