Përbërësit:
300 gr makarona
1 patëllxhan
2 speca
2 kungulleshka
200 gr domate
1 qepë
1 karota
1 selino
1 gotë verë të bardhë
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Lani patëllxhanin, fshijeni dhe prejeni në rripa për së gjati dhe më pas në katrorë të vegjël. Vazhdoni me kungulleshkat dhe specat. Hidhni vaj ulliri në një tigan dhe më pas shtoni qepën e prerë holl, karotën e prerë dhe selinonë.
Skuqini për 2-3 minuta, më pas shtoni patëllxhanët edhe për 2 minuta të tjera. Shtoni specat dhe kungulleshkat. Nëse i doni pa salcë të kuqe, mos e hidhni domaten por shtoni 1 gotë verë të bardhë. Lërini të ziejnë 20 minuta me kapak të mbyllur.
Shtoni edhe pas ujë, nëse thahet uji i perimeve. Pasi të keni kulluar makaronat, bashkojini me salcën e përgatitur dhe hidhuni sipër djathë parmixhano./shije