Përbërësit
- 450 gr makarona
- 3 karotë (mesatare, të prera)
- 3 lugë gjelle miell (gatimi)
- 2 filxhanë qumësht
- 1 filxhan djathë parmixhano(i thërrmuar)
- 1/2 filxhan djathë Cheddar (i thërmuar imët)
- 1/4 lugë gjelle pluhur hudhre
- 1/4 lugë gjelle kripë
Përgatitja
Gatuajmë makaronat sipas instruksioneve në paketim. Ndërkohë vendosim karotat në një tigan mesatar me 1 filxhan ujë. I lemë të vlojnë në temperaturë të lartë. I mbulojmë, ulim temperaturën dhe i lemë të ziejnë. I lemë të ziejnë derisa të zbuten, për rreth 5 minuta. Ndërsa karotat ziejnë, masim miellin dhe 1 filxhan qumësht në një kavanoz me kapak të shtrënguar. I vendosim kapakun dhe i tundim fort derisa të përzihen mirë mielli dhe qumështi.
Vendosim karotat dhe lëngun e tyre në një blender ose procesor ushqimi dhe i bëjmë pure derisa të bëhen shumë të buta. Marrim karotat me garuzhdë dhe i hedhim sërish në tigan ku i shtojmë përzierjen e miellit si dhe 1 filxhan qumësht tjetër. I lemë derisa të lëshojnë flluska në temperaturë mbi mesataren, duke i trazuar vazhdimisht.
Menjëherë sa të lëshojnë flluska i heqim nga nxehtësia dhe i përziejmë me djathë Parmixhan, djathë Cheddar, pluhur hudhre dhe kripë. I provojmë dhe nëse duam i shtojmë akoma kripë.
Përziejmë salcën me makaronat e gatuara dhe të thara./shije