Majlinda Bregu: Nga PD më nxorrën, nuk u largova!

Në emisionin “Përballë”, të Lutfi Dervishit, e ftuar ishte Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën kur PD ishte në pushtet.

Gjatë intervistës Majlinda Bregu tregon se nuk ka dalë vetë nga PD-ja , por e kanë nxjerrë.

“Unë nuk kam dalë nga PD. Ne na nxorrën nga PD, një grup ku unë isha pjesë. Nuk besoj se kam folur kurrë në dëm të Shqipërisë, as ndonjë gjë jashtë vijës partiake apo asaj që unë mendoja se si duhet të ishte apo të jetë PD-ja. Por shumë gjëra nuk kanë më rëndësi dhe besoj se gjëja më e mirë është distanca dhe ca njerëz nuk më interesojnë më fare”, tha Bregu.

LEXO DHE :  Si do të jetë moti sot, e enjte 23 maj 2019

E pyetur nga gazetari Lufti Dervishi, nëse ishin njerëz të rëndësishëm ata që e nxorrën, Bregu tha:

“Secili e di veten për të rëndësishëm, por unë po them që janë ca njerëz që nuk më interesojnë fare. Pak rëndësi ka për mua kush është dhe sot në qeveri dhe kush do të jetë nesër. Do të jem çdo ditë e fokusuar për të bërë më të mirën sikur ta shoh Shqipërinë edhe një minutë më afër Europës. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit sepse jam e bindur që Europa është e vetmja siguri që mund t’u lëmë fëmijëve tanë”./E.B-dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.