Majko: Një votë në Shqipëri kushton 50-100 euro
Dritare.net
Majko, ka thënë në “Top Channel” se votat në vendin tonë kushtojnë 50-100 euro.
“Ti mendon se në Shqipëri njerëzit nuk e dinë se sa herë është shitur vota, sa herë blerë vota dhe sa herë është vjedhur vota?!”,- tha Majko.
“E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro. Dhe e dinin të gjithë. Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë. Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion. Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Zgjedhjet janë blerë në Shqipëri. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, u shpreh Majko./ I.M-Dritare.net