Madonna për akuzat ndaj Michael Jackson: Njerëzit gënjejnë ndonjëherë
Dritare.net
Madonna, një ish-rivale, dhe pastaj një mike e muzikantit të akuzuar, tha se nuk e ka shikuar dokumentarin mbi akuzat ndaj Jackson, por gjithashtu nuk donte të besojë në këto akuza.
“Unë nuk kam një mentalitet të masës që kërkon një linçim, dhe në kokën time njerëzit janë të pafajshëm derisa fajësia e tyre të dëshmohet. Kishte mijëra akuza kundër meje që nuk ishin të vërteta, kështu që qëndrimi im është kur njerëzit më tregojnë për të tjerët - "A mund ta dëshmoni këtë?"”, tha ajo.
E pyetur për atë që disa interpretuan si dëshmi e fajësisë së Jackson në film, këngëtarja u përgjigj se nuk e di, pasi nuk e ka parë atë.
"Mendoj se bëhet fjalë për njerëzit që flasin ngjarje të vërteta? Por, natyrisht, ndonjëherë njerëzit gënjejnë, "tha ajo./ E.D-Dritare.net