Madonna mbron performancën në Eurovizion: Nuk përkulem për agjenda politike

Madonna ka komentuar performancën e saj në Eurovision Song Contest në Tel Aviv, Izrael. “Unë kurrë nuk do të ndalem së luajturi muzikë, për t’iu përshtatur agjendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem së foluri për shkeljen e të drejtave të njeriut kudo në botë,” tha Madonna në një deklaratë për Reuters, informon dritare.net

“Më thyet zemra sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhunën që shpesh përjetësohet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes.”,– shtoi ajo, sipas Reuters./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Urbani me pasagjerë del nga rruga dhe përplaset me murin, rrezikon udhëtarët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.