Macron u premton francezëve: Do ta rindërtojmë katedralen Notre-Dame!
E Martë 16 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
“Ne do ta rindërtojmë katedralen të gjithë sëbashku. Është pjesë e fatit të Francës, dhe projektin do ta kemi për vitet në vazhdim”, tha Macron.
Forcat e zjarrfikëses arritën të shpëtonin strukturën kryesore të gurit gotik, duke përfshirë dy kullat e tij, por kulmi dhe çatia u dogjën dhe u rrëzuan. Zjarri u vu nën kontroll 9 orë pas nisjes.
Shkaku i zjarrit është ende i paqartë. Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke u hetuar./E.B-dritare.net