Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Macron kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Media greke: Pritet kundërsulmi gjerman

Macron kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Media greke, Protothema ka shkruar së fundmi se, ndërsa presidenti i Francës i ka thënë "Jo" çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sot pritet edhe një kundërsulm i Gjermanisë, për të mos zhdukur përgjithmonë ëndrrën evropiane për të dyja vendet.

"Vetoja franceze për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të pranimit të Shkupit dhe Tiranës tregon situatën e vërtetë brenda familjes evropiane. Një kundërsulm gjerman pritet sot në mbledhjen e Këshillit Evropian, që synon që të rrëzojë veton e vendosur nga Franca. Në mbledhjen e Këshillit Evropian që përfundoi rreth orës 4 të mëngjesit, pala franceze nuk u pajtua, jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por edhe për të gjitha alternativat e paraqitura qoftë për shkëputje. Macron nuk u tërhoq as kur evropianët propozuan që negociatat për dy vendet të nisin në prill të 2020-ës.",- shkruan Protothem./K.C/dritare.net