Që mos të të mbysë tymi i harresës e të mos të të gjykoje historia një ditë, fëmijët tanë posaçërisht, bë një vepër të mirë të mbahesh mënd sic duhet ndër të gjallët që kanë mbetur këtu.
Urdhëro të mblidhen armët e të ç'armatoset popullsia sa më parë, ndryshe, në fund të mandatit tënd do të shohësh dhjetëra të vrarë sërish, bij e bija nënash, ndërsa të gjithë sëbashku pa përjashtim, nuk do të ta falim në rast të kundërt, neglizhencën e as apatinë..
Gentiana 31-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e motra e saj 18 vjeçare, po festonin zoti ministër me gjithë të drejtën e Zotit, teksa një dorë gjakësi i largoi pa dëshirë nga kjo botë në këtë fillimviti.
Dy fëmijë janë të dënuar të rriten sërish pa prindër, ndërsa vdekja e zezë u mori nënën e tyre pabesisht.
Çohu sot në mundsh i nderuar, nesër do të jetë vonë; armët janë sheshit, të kudondodhura në shumë shtëpi.
Disa herë u promovuan programe kombëtare për çarmatosjen e popullsisë, por të gjitha sëbashku i nderuar dështuan me sukses, përpjekjet e gjithë ministrave në radhë gjithashtu.
Shumëkush dëgjohet të thotë se ka vendosur të mbajë armë ngase ndihet i pambrojtur e shteti nuk të mbron dot dhe gjate ushtrimit të detyrës gjithashtu.
Ky është bilanc lufte, jo jete, i nderuar ministri ynë!
Ministria që ju drejtoni e jo vetëm, posedon evidenca të posaçme lidhur me numrin e armëve që qëndrojnë fshehur ku të munden, duke mbajtur peng dhjetëra jetë njerëzish sakaq.
Më 6 mars 2003, Parlamenti shqiptar miratoi Ligjin e shumëpritur " Për mbledhjen e armeve dhe municioneve", ligj i cili për fatin e keq shtriu efektet e saj (veç mediatikisht), në 5 prefektura të rëndësishme në vend, pa rezultat sërish.
Bëhuni bashkë njëherë të vetme të gjitha forcat politike e bëjini një shërbim të mirë këtij vendi, mblidhni armët sa më parë.
Ngrini struktura të reja me mendësi të re posaçërisht e shkojini këtij misioni deri në fund..zgjojini nga gjumi ekspertët e fushës, dhjetëra drejtorë të ngarkuar për zbatimin e ligjit në këto raste, shërbimin informativ, agjentët e pafund..
Ushtroni kontroll pa paralajmërim në shtëpinë e ëdo të dyshuari, dhunuesi, të sëmuri mendor, e caktoni sakaq në kodin penal dispozita më të rënda për armëmbajtjen pa leje posaçërisht.
Veproni zoti ministër!
Sloganet s'kanë më vlerë këtu!
Shqiptarët nuk mund të jetojnë çdo ditë si për ditë të fundit i nderuar e as të pendohen e të mallkojnë veten e fatin paprerë që jetojnë në këtë vend, ndërsa plumbat nuk po kursejnë askënd, as fillimviti, as fundviti.
Pse nuk reagoni në një situate kaq të rëndë?
Ndërmerr një akt i nderuar, për të shpëtuar qytetarët e vendit tënd, ardhmërinë e fëmijëve tanë, atyre të cilët kanë ende besim e shpresë tek e nesërmja, bëje në mundsh dhe në emër të kujtimit të qindra të vrarëve pabesisht këto 25 vite e jo vetëm, familjarëve e fëmijëve të tyre posaçërisht.
Kjo plagë sociale duhet të mbyllet me çdo kusht..
Dil e na thuaj të gjithëve bashkë strategjinë që ke menduar për këtë qëllim.
Do të dëgjojmë me durim e respekt të gjithë bashkë deri në fund!
Bëje sot, nesër do të jetë vonë!/dritare.net
Shkruaji avokates: [email protected] Cel 00355 692065597