Terrorizohet Lushnja, përplasje me armë mes dy të rinjve në shëtitore

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në masakër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Leshnjes, ku një sherr mes dy të rinjsh ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të plagosur, ndërkohë në momentin që të rinjtë qëlluan me armë drejt njëri-tjetrit në shëtitore ka pasur qytetarë të shumtë.

LEXO DHE :  Foto/ Këto çifte të famshmish nuk duan t'ia dinë për opinion publik!

Sipas informacioneve të para ngjarja ndodhi rreth orës 22:15 në shëtitoren e hyrjes veriore të Leshnjes dhe dy të rinjtë pas konfliktit kanë arritur t’ia mbathin.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi përplasja me armë dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e përfshirë në këtë konflikt që mund të kishte rezultuar fatal për qytetarët e pafajshëm./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.