Lulzim Bashës i hiqet pasaporta diplomatike

Në vijim të reformës në trupën diplomatike të nisur nga ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj është përcaktuar kategoria e personave të cilëve ju hiqet pasaporta diplomatike, të cilën e kanë pasur në përdorim.

Mes kategorive që ju hiqet pasaporta diplomatike janë edhe krerët e opozitës, si Basha dhe Kryemadhi (Kryetarja e LSI e përfiton pasaportën diplomatike si bashkëshortja e presidentit).

Gjithashtu pasaportën diplomatike do duhet ta dorëzojnë edhe kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Dorëzimi i pasaportës për këtë kategori hun në fuqi sipas vendimit të qeverisë nr. 389, datë 12. 6. 2019 për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare në datë 14 qershor, duke hyrë në fuqi.

LEXO DHE :  Arben Ristani: Ramën nuk po e rrëzojmë dot me asnjë mënyrë

Lulzim Basha e humbi të drejtën e pasaportës diplomatike në momentin që hoqi dorë nga mandati i deputetit duke e kthyer partinë e tij në parti jo parlamentare.

Ndërkohë ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i cili i ftuar në Neës 24 e ka cilësuar si hakmarrje të ulët heqjen e pasaportës diplomatike për Bashën.

“Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”, u shpreh Mustafaj. /e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.