Lulzim Basha nga Mati: Nuk ka kthim pas, do bëjmë realitet çfarë nisi në vitin 1990

Lulzim Basha në një takim me simpatizantët në Mat është shprehur se nuk ka asnjë kthim pas dhe se rruga që nisi Shqipëria në 1990 do të bëhet realitet.

“Nuk ka asnjë negociat me Edi Ramën si Kryeministër. Nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, duam zgjedhje dhe përballje të ndershme”, u shpreh Basha.

“Për këto 6 vite, Edi Rama, po të kishte pasur një të njëmijtën të nderit e të dinjitetit të Theresa May, do të ishte larguar me dhjetëra herë, do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e grave e vajzave, narkotrafikantët. Do të ishte larguar kur nën urdhrat e tij Shqipëria u shëndrrua në hambar droge. Duhej të ishte larguar kur prokurorët e kapën gafil me Vangjush Dakon duke vjedhur zgjedhjet parlamentare në vitin 2017, duhet të ishte larguar kur shpërtheu afrea korruptive e Unazës. duhej të ishte larguar kur helmoi me gaz fëmijë shqiptarë në shtëpitë të tyre.

LEXO DHE :  Bujar Sheshi nuk ka qenë sigurims, Prokuroria mbyll hetimet pasi nuk gjeti asnjë fakt për anëtarin e KLP

Por Edi Rama nuk ka as një të njëmijtën e një kryeministri në Europë, ka vetëm kusari, etje për pushtet, që e ktheu vendin tonë në një humnerë të zezë kriminale. Nuk ka as dinjitet, as nderë, kreu i bandës Edi Rama. E gjithë beteja e tij ka qenë të sakrifikojë qytetarët shqiptarë, ekonominë tuaj, për pasurinë dhe pushtetin e tij. Le ta marri përgjigjen sot nga Mati, siç do të kumbojë nesër në Tiranë, se koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë, mund ta humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment kur ka nevojë ta mundë frikën dhe të gjejë kurajon që na bën njerëz që duam dinjitet dhe nuk pranojmë më kurrë të shkelemi me këmbë“, u shpreh Basha./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.