Luana Vjollca flet për babin e ndjerë/ Femrat ia dalin edhe pa një mashkull në familje
Dritare.net
Ndaj historitë e trishta, preferojnë t'i mbajnë larg ekranit, dhe në çdo rast të mos e heqin asnjëherë buzëqeshjen nga fytyra. Por për herë të parë, mbase edhe e zënë ngushtë, Luana foli për këtë temë në emisionin e saj,e pyetur nga i ftuari Ramadan Krasniqi.
“Cili është mesazhi që do ti jepje të gjitha vajzave që fatkeqësisht i mungon figura atërore duke qenë se ti dhe familja jote jeni shembulli që mund t'ia dilni?
“Zëri i femrës është më i fuqishmi që ka bota. Unë jam rritur pa babin në një familje vetëm me femra, ku gjithçka është arritur nga ne dhe nga heroina jonë, mami. Kam parë se si femrat mund t’ia dalin pa një mashkull në familje nëse bëhen bashkë edhe pse prezenca e babait është shumë e rëndësishme. Nëse e mbështesin njëra tjetrën bëhen më të forta dhe mund t'ia dalin mbanë çdo sfide”, u përgjigj Luana./L.F-dritare.net