Luan Rama: Nuk e njoh si këshilltar, Kraja; Falë meje u bëre deputet

Agim Kraja është  këshilltar i LSI në Bashkinë Tiranë, i cili votoi ditën e sotme pro rritjes së çmimit të ujit.
Por menjëherë pas këtij votimi, Luan Rama deklaroi se ai nuk njihte këshilltarët e  LSI, dhe këtyre deklaratave u është përgjigjur Kraja, duke i kujtuar Ramës se falë tij ai është bërë deputet.

“Falënderoj zotin Luan Rama dhe dua t’i kujtoj se mandati i pestë i LSI në Tiranë, që përkon me emrin e tij, ka një kontribut të padiskutueshëm të votave të komunitetit që unë përfaqësoj, siç është Njësia 9, zonat informale e sidomos ish-komuna Farkë dhe Bashkia Vorë.

Këtë kontribut e kam dhënë me gjithë shpirt për LSI dhe nuk jam aspak pishman.
Gjatë ditës së martë ne këshilltarët e LSI jemi mbledhur dhe kemi diskutuar gjatë, kemi bërë dhe dëgjesë publike me kryetarin e Bashkisë Tiranë, nënkryetarin dhe stafin drejtues të Ujësjellësit.
Pas dëgjesës kemi dalë me një qëndrim të përbashkët, ku përpara godinës së Bashkisë e kemi bërë të ditur nëpërmjet zotit Endrit Brahimllari.

E quajtura “Paketa LSI” parashikonte mosrritje të çmimit të ujit për bizneset e lidhura me artikujt e shportës, për familjet që marrin ndihmë ekonomike që janë të regjistruar në skemën e shërbimit social dhe për pensionistët.

LEXO DHE :  Histori si në filma/ Ëndrrat që paralajmëruan vdekjen e gjashtë familjarëve

Gjatë ditës së sotme unë kam shkuar në mbledhjen e lajmëruar të Këshillit Bashkiak dhe u befasova kur disa kolegë të LSI më thanë se nuk duhet të qëndrojmë në mbledhje. Jam i parimit se ajo që vendoset njëherë, i qëndrojë në mënyrë të palëkundur.

Qëndrimet partiake nuk mund të ndryshohen çdo pesë minuta.
Unë në mbledhje kam marrë pjesë si anëtar i LSI, pavarësisht se jam monarkist.
Jam i kënaqur që shumë anëtarë të LSI, por dhe qytetarë të shumtë Tiranës më kanë shprehur mbështetje për votën time që shkoi në favor të qytetarëve. Shkoi në favor të atyre familjeve që përfituan nga kreditë e buta.

Nëse sot vota ime do të mungonte, 1 mijë qytetarë nuk do të kishin mundësinë për përfitimin e kredive të buta. Jam i lumtur për këtë vendim.
Agim Kraja, Anëtar i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës” shkruan Kraja./ dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.