Luan Baçi, si Pal Dajçi i Myzeqesë

Nga Dritan Hila

Nëse ka efekt protesta e PD, mund të thuhet se minimalisht të parin e ka dhënë.

Disa importues mallrash industriale kanë filluar të shtyjnë daten e ardhjes së porosive për periudhën e vjeshtës, me shpresë se klima politike do përmirësohet.

Ndërkohë kush merr grante ne Shqiperi, e di që ato jane pezulluar deri në nje çast më të përshtatshëm.

Në Fier deputeti i PD, organizoi protestë kunder vizitës së Ramës në stilin e Pal Dajçit në Laç, qëmoti.

Nëse do të favorizohet me votë shkaktari i trazirave, kjo mbetet të shihet. Në të shkuarën nuk ka ndodhur.

Ndërkohë disa nga të mosbindurit e PD dhe LSI të cilët kanë një numër të konsiderueshëm votash si Murrizi dhe Maliqi nga PD, apo Rrushi dhe Roshi nga LSI kanë filluar të orientojnë votat e tyre.

E cila në këtë rast nuk është partia e origjinës. A do jenë në gjendje ish partitë e tyre t’i kompensojnë këto largime me vota gri? Kjo edhe ndodh, por jo nga qytetarë që kanë ende kujtimet e ‘97-ës.

LEXO DHE :  Vendi pushtohet nga shiu, ja si do të jetë moti sot!

Derimë tani Murrizi ka bllokuar PD në Lushnjë.

Nderkohë fushata elektorale ka filluar. Herë me sebepe festash dhe herë protestash, nxehmja po bëhet. Kemi pak a shumë të njëjtin stil fushate. Është normale që Rama nuk e ndryshon: i veshur me tuta, mes turmave duke kërcyer tallava. Para dy vjetësh i dha rezultatin që PS nuk e kishte arritur nga ‘97-ta.

Në krahun tjetër Basha është ende në stilin e vjetër me pantallona të hekurosura me vijë dhe këmishë të stilit klasik të mbërthyer tek mëngët dhe deri tek kopsa e parafundit në qafë. Stil tepër i vjetër për të ndezur edhe 50 vjeçaret.

Kurse Kryemadhi në anën tjetër po përpiqet të imitojë bashkëshortin. Stili i fortë i Metës në 2017, i dha rezultat duke marrë si asnjëherë më parë 19 deputetë.

Por deri më tani njerëzit janë në pritje. Ata që janë perfshire nga kërcimet e Ramës, apo kërcënimet e PD, janë vetëm militantët respektivë. Beteja e vërtetë ende nuk ka filluar./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.