LSI thirrje autoriteteve franceze: Lironi menjëherë Haradinajn!
Dritare.net
Zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili tha se arrestimi i Haradinajt është një veprim i gabuar nga ana e Francës dhe nuk ndihmon aspak marrëdhënien Kosovë-Serbi. Vasili iu bëri thirrje autoriteteve franceze të lirojnë menjëherë Haradinajn dhe situata të tilla të mos përsëriten më.
"LSI ka komunikuar me bashkëshorten e Haradinajt, me ambasadorin tonë në Francë. Siç e dini edhe ministri Manjani i ka dërguar një letër zyrtare homologut të tij në Francë. Bëhet fjalë për një veprim absurd, që nuk ka ndihmuar dhe nuk ndihmon aspak dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. E thënë me një fjalë të vetme, ky ka qenë një veprim i gabuar në kohën e gabuar. Zgjidhja do të ishte vetëm një, lirimi i Haradinajt, dhe sqarimi i këtyre procedurave të fosilizuara, që shkojnë për kundër frymës, me të cilën të gjithë faktorët po përpiqen të ndërtojnë mes Kosovës dhe Serbisë. Pra në një vlerësim tërësor, e tërë kjo ngjarje ishte një zhvillim negative, që në qendër pati për fat të keq, një person që ka demonstruar raportin luajal dhe të guximshëm, ku është përballur me drejtësinë dhe nuk I ka shpëtuar asaj asnjëherë. Ndaj mesazhi dhe kërkesa jonë është lirimi i menjëhershëm i tij, analiza e kësaj situate, dhe që të mos përdoren më këto praktika të tilla. Ne mbështesim çdo lloj përpjekje lirimin e menjëhershëm të tij." tha Petrit Vasili, në daljen e tij për mediat.