LSI sulmon Qeverinë: Është shkelur ligji për asgjësimin e drogës
Dritare.net
Reagimin e Tahirit në rrjetet sociale javën e kaluar në lidhje me raportin e Departamentit të Shtetit, Luan Rama e quan jo serioz.
Ai ka ngritur sërish shqetësimin se kultivimi i drogës është rritur 5 herë krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që ligji është shkelur edhe në lidhje me asgjësimin e lëndëve narkotike të cilat janë bërë pa procesverbal duke bërë të pamundur dënimin e trafikantëve.
"Sot Kuvendit i mungon një analizë pse kjo situatë është problematike. Eshtë kultivuar droga 5 herë më shumë se një vit më parë. Shqipëria nuk mund të jetë më vendi i kultivimit të drogës në 2017 dhe përgjegjësia është e qeverisë e reagimi duhet të jetë i menjëhershëm. Situata parazgjedhore krijon boshllëk prandaj duhet veprim, që 2017 të mos ngjajë me 2016", deklaroi Luan Rama./dritare.net