Trashëgimtarja përflitet shpesh për jetën luksoze që bën. Por, duket se Lori nuk e ka problem të veshë edhe diçka jo shumë të kushtueshme, mjafton t’i pëlqejë dhe rrijë bukur.
Kështu ka ndodhur edhe me rrobat që Lori zgjodhi të veshë disa kohë më parë në emisionin “Shiko kush luan”, ku ishte e ftuar.
Faqja 'What They Wearin', në Instagram ka shkruar se kjo veshje e Lorit ka kushtuar shumë pak, që konsiston në 38 euro bodysuit dhe fundi 32 euro. Edhe me këtë veshje 70 euro, Lori dukej po aq bukur dhe stil sa me një që do të kishte kushtuar më shumë./a.f/Dritare.net