Lojërat e fatit/ Ushtronte aktivitet të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Korçë
E Mërkurë 15 Janar 2020, 11:11
Dritare.net
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”./E.B-dritare.net