Lojërat e Fatit, Rama: Pas 1 janarit 95 % e lojtarëve s’do luajnë
Dritare.net
Teksa ka folur në “Dritare” në News 24, Rama theksoi faktin se për lojërat e fatit on-line do të kenë një fazë të dytë ku do të ketë rregulla përkatëse.
“Tek online është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama.
“Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë”/ I.M-BW