Lojërat e fatit/ Mbyllen 7900 vende pune, Ahmetaj: Ja si do të veprohet!

Tema e Komisionit të Ekonomisë, këtë të martë ishte mbyllja e lojërave të fatit dhe ç’do bëhet me të papunët që do të dalin. Gjatë fjalës së  tij, Ahmetaj u shpreh se, personat që do të mbetën të papunë nga mbyllja e lojërave të fatit do të punësohen përmes zgjerimit të ekonomisë.

“Evis Kushi: Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës?

Arben Ahmetaj: Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Disa kompanive u kemi hequr licencën. Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po behët zgjerim ekonomik në disa sektorë.

Erjon Brace: Lojërat e fatit sollën shumë probleme sociale. Operatorët e basteve kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe janë ndërgjegjësuar tani. Ligji thjesht zbatohet. Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do përballet me të. Është shfrytëzuar varësia nga lojërat e fatit. Amendamentet që miratojmë sot i japin fund aktiviteteve të lojërave të fatit. Në vendet e zhvilluara bastet janë monopol i shtetit.”/K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gjiri i Lalëzit mirëpret Bankën Lëvizëse, Credins Bank zhvillon takimin e katërt me fermerë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.