Lleshaj u përgjigjet akuzave të PD për EUROPOL: Ja pse erdhën!

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, pasi sipas saj, ardhja e EUROPOL në Tiranë është tregues se në Shqipëri krimi ka arritur në nivele alarmante.

Lleshaj shprehet se, ardhja e EUROPOL është shenjë besimi.

 “Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi. E pavërtetë. Ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 ishin 23 milion shqiptarë, në 2009 ishin 9 milion.”,- u shpreh Lleshaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Nuk dua cigare, ke karikues?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.