Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lleshaj-qytetarëve: Nëse po ju skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat, aplikoni tani!

Lleshaj-qytetarëve: Nëse po ju skadojnë kartat e identitetit dhe

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që po ju skadojnë kartat e identitetit dhe pasaportat. Lleshaj u bën thirrje të nxitojnë për ta aplikuar për të reja, pasi nga tetori nuk do të jenë më të vlefshme.

Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij.”, shkruan Lleshaj./E.B-dritare.net