Lleshaj: Basha lider i opozitës? Ha diskutime

Minisri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ka vënë në pikëpyetje që Lulzim Basha është lideri i opozitës.

Sipas Lleshajt, qënia e Bashës lider i opozitës ha diskutime pasi në kuvend ka plotë opozitarë, por që nuk e kanë Bashën lider.

Pjesë nga diskutimet:

Lleshaj: Pjesë të caktuara të politikës nuk e kuptuan që demokracia nuk është e kundërta e komunizmit. Është transformuar skema dhe të njëjtat gjëra që bëheshin atëherë bëhen edhe sot me aktorë të tjerë. Jetë a vdekje dhe e përmend ai që pretendon të jetë lideri i opozitës politike të vendit.

LEXO DHE :  Shtatzëni e paplanifikuar? Reagon e revoltuar bashkëshortja e Gaz Pajës  

Lorenc Vangjeli: Është, nuk është pretendim! Është opozita reale.

Lleshaj: Kjo ha diskutim se kush quhet opozitë.

Lorenc Vangjeli: Opozitë quhet kur del nga zgjedhjet e radhës.

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë e përjetshme. Mandati që ka marrë opozita para katër vjetësh e ka marrë për ta ushtruar në Parlamentin e Shqipërisë. Në momentin që ajo e ka braktisur këtë pozicion, pyetja shtrohet është apo nuk është opozitë. Parlamenti i Shqipërisë është i mbushur thuajse plot me opozitë dhe mjaft aktive më duket mua në shumë aspekte!/I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.