Liverpuli fiton me Çelsin, merr kreun e kampionatit

Këtë të dielë është luajtur një ndër ndeshjet kryesore të kampionatit anglez, ku Liverpuli pretendent për titull, sfidoi në shtëpinë e saj Çelsin e vendit të katërt. Ndeshja ishte e fortë, megjithatë në pjesën më të madhe të kohës u dominua qoftë nga qarkullimi i topit, qoftë prej rasteve të krijuara, nga Liverpuli.

Dy golat e Mane dhe Salah i sollën fitoren Liverpulit, që gëzon tanimë vendin e parë në kampionat. Megjithatë ka ende për t’u parë, pasi Mançester Siti i vendit të dytë ka një ndeshje më pak, që nëse e fiton, do ketë pikë të barabarta me Liverpulin. Duket se magjia e kampionatit anglez nuk ka kurrë të mbaruar!/D.B/Dritare.net

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 17 korrik 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.