Lista me produktet që nuk duhet t’i konsumoni kurrë kur jeni me pushime!

 

Ka një listë me produkte, të cilat për të mirën tuaj këshillohet të mos i konsumoni gjatë pushimeve. Nëse nuk doni që të keni probleme me shëndetin dhe pushimet të shkojnë jo fort mirë, lexoni listën e mëposhtme.

Uji

Po po, bëhet fjalë për ujin. Jo që nuk duhet ta konsumoni, por jo vend e pa vend. Këshillohet që uji që pini, të mos jetë i hapur, por i filtruar dhe i blerë. Nëse trupi juaj nuk është mësuar me ujin e çezmës, do të keni probleme në shëndet.

Produktet e bulmetit

LEXO DHE :  Unioni i Gazetarëve thirrje qeverisë: Tërhiq paketën Antishpifje!

Nëse ju rastis të kaloni pranë tezgave ku tregtohen produktet e qumështit, mirë është të mos i blini. Qumështi mund të jetë i pasterilizuar ndaj mund t’ju japë efekt jo të mirë.

Akulli

Akulli që e preferojmë kaq shumë në pije sidomos kur temperaturat janë të larta,nuk këshillohet të konsumohet, Kjo për shkak se shumë vende e bëjnë atë me ujë jo të pijshëm.

Ushqimet e hapura

Bëhet fjalë për ushqimet bufe, të cilat qëndrojnë aty për një kohë të gjatë nëse nuk konsumohen ndaj më mirë t’i shmangni./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.