Liroi të dënuarin përjetë/ Gjonaj: Të pezullohet gjyqtarja

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj ka reaguar sot pas vendimit te gjyqtares se Krujes Enkeleda Hoxhaj per te liruar te denuarin me burgim të përjetshëm Endrit Dokle.

Gjonaj e ka cilësuar  kambane alarmi lirimin e te denuarve me burg perjete, ndërsa ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyësor, pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares.

“Nga ministria është kryer me hollësi verifikimi administrativ i dokumentacionit, vendimit dhe fakteve për të zbardhur shkeljet, nga analiza e detajuar dhe referuar rasteve të tjera që kanë pasur ngjashmëri rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim me parashikimet ligjore të kodit penal për lirimin me kusht. Edhe pse ministria e Drejtësisë s’ka kompetenca te drejtperdrejta ligjore mbi sistemin e drejtësië, ndiej detyrimin kushtetues e qytetar të sjell në vëmendje të institucioneve të drejtësisë nevojën për të marrë me urgjence hapat, pasi keta gjyqtare me vendimmarrjet e tyre po cënojnë hapur rendin kushtetues e juridik, besimin e qytetarëve të drejtësia.

LEXO DHE :  Nga Etilda Gjonaj te sekretari i përgjithshëm i ministrisë, emrat që kallëzoi sot Meta në SPAK

Kemi kerkuar nga KLGJ pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares dhe marrjen e masave për shkarkimin e gjyqtares.

I kam kërkuar prokurorisë ndjekje penale ndaj gjyqtares.

I jam drejtuar KPK dhe ONM për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar për vlerësimin e figures.

Drejtoria e shërbimit të provës Kruje ka sugjeruar dënimin alternativ ka vepruar në shkelje me ligjin. Kam pezulluar nga detyra drejtorin e shërbimit të provës ne Kruje dhe është depozituar kallëzim penal ndaj tij në prokurorine e Krujës”.-deklaron Gjonaj./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.