Lion/ Shpërthim zjarri në kampusin universitar, dyshimet e para
E Enjte 17 Janar 2019, 11:11
Dritare.net
Mediat lokale raportojnë se zjarri ka shpërthyer në kampusin La Doua në Villeurbanne, në veri të qendrës së qytetit të Lionit. Ajo ishte një ndërtesë me bibliotekë shkencore.
Zona është evakuuar dhe zjarrfikësit janë gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia dyshon për rrjedhje gazi, i cili ka bërë të bie flaka. Tre persona raportohen të lënduar lehtë.
Incidenti vjen disa ditë pas një shpërthimi për shkak të gazit në një furrë buke në Paris, ku u vranë 4 persona dhe disa të tjerë mbetën të plagosur./E.B-dritare.net