Shkalla e lindjes ishte 10.48 për mijë në vitin 2019 - më e ulta që nga viti 1949, tha Byroja Kombëtare e Statistikave.
Numjri i foshnjave në 2019 ishte 580 000 më pak sesa një vit më parë.
Shkalla e lindjeve në vend ka rënë me vite me radhë, duke paraqitur një sfidë për ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Megjithë rënien e nivelit të lindjeve, dhe një normë më e ulët e vdekjes nënkupton se popullsia e Kinës arriti 1.4 miliardë në 2019, duke u rritur, pasi ishte 1.39 miliardë.
Por niveli i lindjes në rënie po rrit frikën për një "bombë demografike", e cila nënkupton, një popullsi më e vogël në moshë pune duhet të mbështesë një popullsi më të madhe, në pension../ I.M-Dritare.net