Lindi në një datë me të, ja urimi i ëmbël i Çiljetës për të birin!

Gjashtë vjet më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta u bë nënë. Ardhja e djalit të parë në jetë, Fernandos, në të njëjtën datë me të ishte një lumturi e dyfishtë për këngëtaren.

Sot Ferndando bën 6 vjeç dhe është si një shok i ngushtë me Çiljetën. Gjithmonë i shikojmë bashkë dhe na kanë bërë të qartë se lidhja nënë e bir mes tyre, është shumë e fortë.

Në një postim në Instagram, Çiljeta ka nxjerrë një foto të vjetër, teksa po ecën në një pasarelë mode dhe në kah mban Fernandon.

Krahas fotos ajo shkruan:  “Faleminderit ZOT që si sot 6 vjet më parë, në ditën time të lindjes më bekove me dashurin më të madhe që mund të bekohet një femër,  birin tim Fernandon 🙏🏽🙏🏽❤️” .

 

Gjithashtu, ajo në Instastory ka nxjerrë disa video të momentit kur në jetë ka ardhur i biri./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Burrnesha e vetme e Kelmendit flet për zgjedhjen e saj: Nuk jam penduar kurrë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.