Ligji për Teatrin/ Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu, pasoja të paparashikueshme nëse kalon vijën e kuqe
E Premte 31 Gusht 2018, 13:01
Dritare.net
Basha paralajmëron se, do të ketë përplasje civile dhe pasoja të paparashikueshme, nëse Rama kalon ‘vijën e kuqe’.
“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin ia ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshëndes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Miratimi i ligjit në parlament, do të thotë të asgjësosh kushtetutën të grabitësh pronën publike për të pastruar paratë e drogës. Ajo është vija e kuqe, pastaj gjithçka do të jetë në dorë te qytetareve dhe këtu nuk dikton me opozita.",-u shpreh Basha./k.C/Dritare.net