Ligji për Teatrin/ Basha: Është atentat ndaj lirive të qytetarit, habitem që s’ka reagim nga ndërkombëtarët
Dritare.net
Gjithashtu Basha deklaroi se janë 205 mln euro fitim nga aferat korruptive me kullat që do të ndërtohen në truallin e Teatrit.
"Ligji për teatrin është atentat ndaj lirive të qytetarit. Nuk mund të bëhet ligj për një person apo objekt të veçantë. Ky është shteti i padrejtësisë. Habitem që s’ka reagim nga KE, BE apo OSBE. Ky ligj duhet të garantojë liritë e qytetarëve. Historia e përvetësimit të truallit për të ndërtuar kulla, nuk ka nisur këto dy muaj, por që në kohën që Edi Rama ishte Ministër Kulture. E ka nisur procesin për të shkatërruar Teatrin Kombëtar 20 vite më parë. Nuk ka hequr dorë, që ditën e parë që hipi në karrigen e kryeministrit vazhdoi procesin për shkatërrimin e Teatrit. Çdo ditë e më shumë po demaskohen synimet mafioze. 205 mln euro fitim janë nga aferat korruptive me kullat. Rama po shkul me barbari trashëgiminë"./d.m-dritare.net