Ligji 8153 “Për Statusin e Jetimit” që mban peng 31.000 fëmijë jetimë prej tre dekadash
Dritare.net
Prej tre dekadash shoqëria shqiptare vuan një mungesë të theksuar vëmendje nga organizmat shtetërore dhe asaj lokale për integrimin real të një pjesë të saj e cila është e atyre fëmijëve pa kujdes prindërorë.
Si çdo familje që ka rregulla, standarde, kujdestar ligjor për funksionimin e saj, për fëmijët pa kujdes prindëror familja e vetme është shteti i cili për fat të keq nuk e ka luajtur rolin e saj për të ofruar kujdesin dhe sigurinë e duhur.
Sot që flasim në vitin 1996 u hartua edhe miratua ligji 8153 “Për Statusin e Jetimit” për të sanksionuar institucionet publike për integrimin edhe mbrojtjen e fëmijëve jetimë. Një ligj që për hir të së vërtetës nuk ka njohur asnjë ndryshim që prej miratimit të saj por edhe ka shkaktuar problemin më të madh të mos përfshirjes së 93% të tyre (atyre të fëmijëve me një prind).
Në vendin tonë operojnë institucione të përkujdesjes shtetërore dhe private për fëmijët pa kujdes prindëror ku prej vitesh nga media na është prezantuar se nuk është forma e duhur e kujdesit dhe mbrojtjes së tyre.
Është e tmerrshme edhe po aq e dhimbshme përballja e një të riu jetimë pasi del nga kujdesi institucional në moshën 18 vjeçare ku orientohet drejt një rruge të pa njohur dhe pa kthim... I pa mbështetur ekonomikisht, i pa arsimuar, i pa punë edhe i strehuar përkohësisht në godinat studentore që nuk përmbushin kushtet minimale të jetesës.
Pyetjet lindin natyrshëm se si mund të sigurojë një jetesë më të mirë një i ri jetimë me mbështetje të vetëm asaj financiare në masën 3.000 lekë ? Çfarë ndodh me jetën e tij ? A do jetë i ekspozuar ndaj rreziqeve ? A do vetëmbrohet dhe i aftë për të përballuar vështirësitë.
Pyetje që kurrë nuk do të marrin një përgjigje por të vetmin përgjigje të hidhur marrin taksapaguesit si mosvlerësimi dhe mungesa e respektit ndaj tyre nga ana e shtetit....Miliona dollarë të shpenzuar për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve pa kujdes prindëror nuk i ka shërbyer shoqërisë...Shteti i ka braktisur për herë të dytë !!!
Pra kjo është panaroma e pasigurisë dhe rreziqeve që shoqëron çdo anëtarë të kategorisë së jetimëve gjatë gjithë jetës, ku ligji ngarkohet tu garantojë të drejta, mbështetje edhe suport por që në jetën e përditshme asnjë nen i saj nuk gjen zbatushmëri...
Jetimët në Shqipëri përpos mungesës së kujdesit nga ana e strukturave shtetërore ajo që kanë ndjerë në kurrizin e tyre për fat të keq më së shumti është edhe lufta e ashpër e organizatave të shoqërisë civile ku ne plan të parë vendosën interesat personale. Mos përfaqësimi i duhur për të përçuar zërin e tyre në zgjidhjen e problematikave që hasin në jetën e përditshme e ka thelluar edhe më shumë gjendjen e tyre.
20 Maji është Dita Kombëtare në Ndihme të Jetimëve të Shqipërisë e cila u iniciua nga Fondacioni “Instituti i Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë” dhe Akademisë së Shkencave në nder të kujtimit të vajzës Xhuliana e cila humbi jetën tragjikisht në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë. 20 Maji u konceptua si një ditë apeli ku e gjitha shoqëria do të ishte NJË ZË për më shumë të drejta, vëmendje, mbështetje dhe integrim real të fëmijëve jetimë.
Tre shtyllat kryesore që do të integronte realisht kategorinë e fëmijëve pa kujdes prindëror do të ishte arsimim, punësim dhe strehim i garantuar e cila ka vetëm një mundësi... të jetë e sanksionuar me ligj.
Aktualisht nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile po punohet ngushtazi me Znj. Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin dhe Ministritë e Linjës për të riformatuar ligjin 8153 “Për Statusin e Jetimit” që do të ofrojë garanci për jetën dhe integrimin real të 31.000 fëmijëve jetimë.
Sot në emër të tyre më lejoni të falenderoj përzemërsisht Shoqatën Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë, SoS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, Kongresin Rinor Kombëtarë, Komitetin e Bashkuar Kuvajtian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Komunitetet Fetare, Median, Pushtetin Lokal, Donatorët Individ dhe Biznese të cilët mbështesin fëmijët pa kujdes prindëror në vend duke qenë aleati i tyre i vetëm ndër vite për fuqizimin ekonomiko-sociale.
Kush është Alfred Muharemi
Alfred Muharemi u rrit në SoS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri, aktualisht punon në Credins Banke dhe prej vitesh Drejton Programe të OJF në fuqizimin ekonomik edhe asaj social për fëmijët pa kujdes prindëror në vend.
Z. Muharemi për historinë, iniciativat dhe realizimin e projekteve lokale e kombëtare duke u bere model i mirë i shoqërisë është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si :
Çmimin e Filantropisë si Individ për Vitin 2018 të akorduar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim edhe Zhvillim si dhe Çmimin e tretë në Konkursin “Pse dal Vullnetar” nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në kuadër të Javës së Evropës 2019.