Lidhje jashtëmartesore dhe përdorues i drogës, ja skandalet më të mëdha të Boris Johnson!
Dritare.net
Dritare.net ju sjell katër skandalet e tij më të diskutueshme!
1- Pranon se ka pirë drogë
Në një intervistë për Radio 4, Boris Johnson ka pranuar se ka përdorur drogë, por kur ishte adoleshent.
2- Është bërë baba nga një lidhje dashurie jashtëmartesore
Boris Jonhson ka pasur një jetë dashurore mjaft të komplikuar. Ka katër fëmijë me gruan e tij të dytë Marinën. Por ka edhe një fëmijë nga një lidhje dashurie. Në vitin 2009, Boris Johnson kishte një romancë me gruan e një sipërmarrësi pronash, Helen Macintyre. Më pas në fund të vitit u bë me një vajzë Stephanie, nga Helen.
Helen u përpoq ta mbante fshehur sekretin e tyre, madje ndoqi ligjërisht edhe një gazetë, për parandalimin e botimit të një raporti. Megjithatë, gjykata vendosi se publiku kishte të drejtë ta dinte për vajzën e Boris Johnson.
3- Boris Johnson i quan njerëzit e zinj, këlyshë zezaku, madje i mbron edhe komentet e tij raciste. Në një intervistë për Daily Telegraph në vitin 2002, Boris Johnson i quajti njerëzit me ngjyrë, këlyshë zezaku me buzëqeshje shalqiri. 6 vjet më vonë kërkoi falje për thirrjet e tij raciste, informon dritare.net
4- Boris Johnson u martua dy herë, por ka pasur marrëdhënie të shumta gjatë viteve.
Ai u martua me të dashurën e tij të universitetit, Allegra Mostyn-Owen në vitin 1987, por ata u ndanë pas gjashtë vjetësh, në 1993. Ai kishte një lidhje me avokaten britanike, autoren, Marina Wheeler, me të cilin u martua vetëm pak javë pas divorcit.
Por aferat e tij dashurore nuk përfunduan këtu, ai kishte një marrëdhënie katërvjeçare me shkrimtaren Petronella Wyatt kur ishte redaktor i 'The Spectator'. Marina e nxori atë nga shtëpia e tyre në Highgate.
Kjo lidhje dashurore i kushtoi atij postin si ministër i Arteve. Ai pati lidhje edhe me gazetaren Anna Fazackerley. Johnson u rikthye me Marinën në 2009-ën, por sërish ndoqi të njëjtën rrugë. Ai lindi një vajzë me këshilltaren e arteve Helen Macintyre./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net