Liçaj: Teatri Kombëtar nuk do të shembet, i ka muret e forta! Edhe Rama e di këtë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në “Arena” në Ora News tha se Teatri Kombëtar nuk do të shembet dhe se vet kryeministri Rama e di këtë.

Pjesë nga deklarata: 

Liçaj: Në këndvështrimin tim ka marrë fund. Nuk shembet teatri. Ka mure shumë të rëndë. Nuk e hanë dot me teatrin. E ka provuar tre herë dhe tani do të hajë kokën. E ka ditur edhe vetë ai që teatri nuk preket. Në atë teatër kanë parë Roland Trebickën, Bujar Lakon. Në fund fare, ai pushteti shpirtëror ka forcë. Shiko çfarë bëjnë aktorët e Hollivudit. Bushin e bënë copë për luftën në Afganistan dhe ai mbylli gojën pasi e di që për Robert de Niro paguajnë 1 miliardë e gjysmë njerëz në botë për t’i parë surratin. Kurse Trump e duan gjysma këtej dhe gjysma jonë. 

Është vetë ligji që është antikushtetues. Është një kontratë pune që është kthyer në ligj. Është një çudi e madhe. Shumë pak mund të jenë ata që duan shembjen e Teatrit. Ajo ishte një diabolikë e të shkretit Veliaj që u përpoq ta kthente një telenovelë./oranews

LEXO DHE :  Thyhen  përsëri burgjet greke, arratisen dy shqiptarë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.