Libri i ri i Rihanës është një autobiografi për epokën e Instagramit
E Mërkurë 23 Tetor 2019, 08:08
Dritare.net
Me rreth 1000 foto, libri do të hedhë dritë për jetën e saj në shumë drejtime. E veçanta e tij është se nuk do të ketë prezantime me fjalë apo përshkrime të gjata, por vetëm foto për ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj.
Imazhet fantastike, do të prezantojnë Rihanën ndryshe, që nga fëmijëria e saj në Barbados, deri te koncertet më të mëdha.
Një moment i rëndësishëm do të jetë edhe ditëlindja e saj e 23-të, ku ajo është fotografuar duke pirë cigare ndërkohë që Jay-Z me Beyoncen në krah hap një shishe ari me shampanjë./L.F-dritare.net