Lezhë/ Qëllon i dehur me armë zjarri në ajër, arrestohet 49 vjeçari
E Martë 25 Qershor 2019, 09:09
Dritare.net
Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, një granatë dore ofensive dhe 3 gëzhoja në vendngjarje. Armët e zjarrit që u sekuestruan janë automatik model MP-40 dhe pushkë model 63) me 35 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike"./E.B/dritare.net