Lexo intervistën e administratorit dhe udhëto po ta mban me ‘Air Albania’...
Dritare.net
Intervistën me Idirizin, Nazarko e ka cilësuar jo të zakonshme. Kjo bisedë është e pazakontë dhe në fakt e tillë është, sepse është nga ato intervista ku sipërmarrësi i bën dëm biznesit të tij, duke folur e treguar për veten.
Sinan Idrizi në këtë intervistë ka zbuluar dhe hobet e tij, që përveç biznesit dhe sportit ka dhe leximin e librave.
Administratori i ‘Air Albania’, është shprehur se, ai ka më shumë se një bibliotekë dhe sfidon Blendi Feviun, që Idrizi e di për lexuesin më të madh në Shqipëri.
“Hobi im i parë dhe i fundit është leximi, ta them me krenari, pasi jam vlonjat…Di që Fevziu ka një bibliotekë shumë të madhe, më kanë thënë… E sfidoj në numra dhe në kualitet. Dua t’i bëj një ftesë ta sfidoj me bibliotekë. Por këtu në Shqipëri kam një problem, nuk di se në cilën bibliotekë të shkoj.”,-ka thënë ndër të tjera Sinan Idrizi, i cili pas kësaj interviste, " Në vend të vinte vetulla, nxori sytë.",- i thonë nga jugu./dritare.net