Lëvizje në postet e larta të Policisë së Shtetit
E Enjte 21 Korrik 2016, 14:02
Dritare.net
Dritan Lena, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Krimeve në komisariatin e policisë nr.4 në Tiranë, pasi ka fituar gradën policore “drejtues” me vendim të formës së prerë nga gjykata, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.
Ndërkaq Lorenc Paganika, deri sot drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, transferohet dhe emërohet shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë. Pavarësisht këtyre lëvizjeve kur po afrohet dhe kulmi i sezonit turistik, dy komisariate në Tiranë vijojnë prej muajsh pa një shef komisariati. Komisariatet numer 3 dhe 4 në kryeqytet drejtohen prej majsh nga persona të komanduar në atë post.