Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Letër psikologes/ Si të sillemi kur fëmija gënjen!

Letër psikologes/ Si të sillemi kur fëmija gënjen!

Përshëndetje Dritare.net ,përgëzime për hapësirën e psikologut.

Jam një nënë e re në moshë dhe djalin e kam 8 vjeç. Kam vënë re se djali im gënjen, duket sikur ka aftësi të mira për të gënjyer .Nuk e di si të veproj ? A është diçka normale ? Çfarë më thoni ju lutem. Ju falënderoj.

Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet:

Përshëndetje edhe nga ana ime,ju falënderoj që më drejtoheni.

Kur një fëmijë gënjen, ne duhet ta vlerësojmë këtë sjellje sipas moshës së tij dhe jo domosdoshmërish ta shohim atë si një diçka që duhet të na bëjë të zemërohemi. Të gjithë prindërit do të donin të dinin pse fëmijët gënjejnë. Ndonjëherë të kuptuarit do të ishte shumë e thjeshtë, thjesht të jesh në gjendje të mendosh si ata.

Gënjeshtra e fëmijëve nuk është një vendim i vetëdijshëm, thjesht diktohet nga dëshira për të shmangur një situatë negative.

Prindërit duhet të flasin me fëmijët dhe t'u shpjegojnë atyre ndryshimin midis gënjeshtrës dhe të vërtetës. Dialogu është zgjidhja më e mirë.

Kur e kuptoni se një frikë nga ndëshkimi qëndron prapa gënjeshtrës së fëmijës tuaj, përpiquni të jeni i butë: sa më i ashpër ndëshkimi, aq më shpesh gënjeshtra "e frikshme" mund të përsëritet.

Fëmijët gënjejnë për shumë arsye:

Ndonjëherë fëmijët tregojnë gënjeshtra me dëshirën e fortë për tu kënaqur.

Fëmijët ndonjëherë tregojnë Gënjeshtrat në imitim të sjelljes së të rriturve Prindërit, ne duhet të kemi kujdes në atë që themi përpara fëmijëve!

Fëmijët Gënjejnë për dëshirën që diçka në të cilën besojnë të bëhet e vërtetë.

Në vend që ta ndëshkoni, thjesht i duhet shpjeguar butësisht se është thjesht një trillim. Gënjeshtra është fenomen normal zhvillimore.

Unë mendoj se ajo që na takon të veprojmë duhet të jetë se prindërit mund t'i mbështesin fëmijët duke thënë të vërtetën në tre mënyra.

Së pari, të shmangni ndëshkimin e tepruar ose të ekzagjeruar.

Fëmijët e familjeve që theksojnë ndjekjen e rregullave dhe jo dialogun gënjejnë më shumë.

Së dyti, diskutoni skenarët emocionale dhe morale me fëmijët. Kjo "stërvitje emocionale" mbështet të kuptuarit e fëmijëve se kur gënjeshtrat janë më të dëmshme, se si ato ndikojnë tek të tjerët dhe si mund të ndjehen të gënjyer veten e tyre.

Së treti, sigurohuni që gënjeshtra është me të vërtetë gënjeshtër.

Gënjeshtra është zhvillimi normal, dhe aftësitë e tjera njohëse janë një tjetër shenjë e rëndësishme.

Nëse gënjeshtra është e vazhdueshme dhe po dëmton aftësinë e fëmijës për të funksionuar në mënyrë efektive në jetën e përditshme, ia vlen të konsultoheni me një ekspert të shëndetit mendor psikolog ose mjek.

Gënjeshtra është vetëm një mënyrë që fëmijët mësojnë të lundrojnë në botën shoqërore. Diskutimet e hapura, ndihmojnë në zvogëlimin e gënjeshtrave të fëmijëve ndërsa zhvillohen.

Ju falënderoj për opinionin e kërkuar ,prindërit të mbarë./dritare.net