Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Letër psikologes/ Kam halucinacione, më duket sikur dëgjoj zëra. Çfarë të bëj?

Letër psikologes/ Kam halucinacione, më duket sikur dëgjoj

Përshëndetje Dritare.net! Dua t’i drejtohem psikologes tuaj Enertila. Më ndodh herë pas here të më duket sikur dëgjoj zëra apo sikur dikush më flet. Në fakt nuk është ashtu. Ndihej se jam mirë menderisht, por nuk e kuptoj se çfarë kam. Dua të di nëse mund të më ndihmoni, ju lutem. Faleminderit!

Letër psikologes/ Kam halucinacione, më duket sikur dëgjoj

Përgjigjet psikologia:

Përshëndetje! Ju falenderoj që ndani me ne problemin tuaj!

Problemin që ju keni, shumë njerëz e fshehin të frikësuar nga ideja për t'u mos etiketuar si të sëmurë mendor. Duket sikur realiteti në të cilin jetojnë, ndryshon për disa momente. Kjo nuk është vetëm imagjinatë dhe nuk janë as simptoma të problemeve mendore.

Për të kuptuar pse ndodh ky fenomen i çuditshëm, duhet të dimë se ka shumë njerëz që kanë aftësi psikike që u lejon atyre të dëgjojnë zëra nga sferat shpirtërore. Në thelb kushdo që dëgjon zërat nuk ka gjithmonë një simptomë të çrregullimeve psikiatrike.

Letër psikologes/ Kam halucinacione, më duket sikur dëgjoj

Zërat mund të jenë të të gjitha llojeve: të zemëruar, persekutues, kritikë, ngushëllues, inkurajues, pasi mendimet e secilit mund të jenë të ndryshme dhe shumë shpesh ato aktivizohen. Konsumimi i lartë i kafeinës ka gjasa për të shtuar për të përjetuar halucinacion dëgjimor.

Për trajtimin e halucinacioneve dëgjimore përfshihen edhe ilaçe për të lejuar që personi të drejtojë një jetë normale. Edhe mbështetja me psikoterapi ka treguar se zvogëlon shpeshtësinë e halucinacioneve dëgjimore, mendoj se ajo që ju shprehni kërkon vemendjen e një specialisti, pa dashur t’ju frikësoj. Vlerësimi nga ana e specialistit dhe njohja më nga afër me rastin tuaj do t’ju ndihmonte, përveç sugjerimeve nga ana ime. Ju falenderoj që u drejtuat në Dritare.net. Gjithë të mirat./Dritare.net

Letër psikologes/ Kam halucinacione, më duket sikur dëgjoj

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]