Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Letër psikologes/ Kam ankth kur zgjohem në mëngjes. Çfarë të bëj!

Përshëndetje Dritare.net! Dua t’i drejtohem psikologes Enertila Bekteshit. Kam disa kohë që kur zgjohem kam një gjendje ankthi, apo mërzie. Në fillim fare, mezi zgjohem nga gjumi, pastaj filloj të ndihem në orët e para të mëngjesit. Çfarë të bëj? Çfarë problemi kam mendoni ju? Ju falenderoj!

Letër psikologes/ Kam ankth kur zgjohem në mëngjes.

Përgjigjet psikologia:

Përshendetje!

Ankthi i mëngjesit nuk është një element për t’u nënvlerësuar. Ky lloj ankthi mund të zgjasë shumë më gjatë dhe mund të të japë pasoja jo të këndëshme.

Ndërkohë, unë po ju rendis disa këshilla për ta menaxhuar më mirë:

Sapo të shfaqet ankthi, merrni frymë përmes diafragmës, dhe ndërgjegjësohuni për faktin se janë ndjesitë që ju bëjnë të ndjeheni në këtë gjendje.

Mundohuni të kuptoni mesazhin e ankthit tuaj në mëngjes.

Rregulloni zakonet tuaja . Mundohuni të shmangni alkoolin, pirjen e duhanit, kafen, ushqimet e yndyrshme në mbrëmje para gjumit. Gjithmonë shkoni në shtrat në kohën e zakonshme, mos u vononi.

Letër psikologes/ Kam ankth kur zgjohem në mëngjes.

Mundohuni të ndryshoni qëndrimin tuaj. Sa më shumë që mendoni se jeni i sëmurë, aq më shumë do të ndjeheni vërtet keq, dhe aq më shumë ankthi në mëngjes do të rritet.

Bëni një mëngjes të përzemërt. Kufizoni kafen. Mund të përdorni disa teknika të stërvitjes apo meditimit.

Këto janë praktika shumë të zakonshme që ju lejojnë të përqëndroheni në pjesë të caktuara të trupit për të stimuluar relaksim të thellë.

Letër psikologes/ Kam ankth kur zgjohem në mëngjes.

Kjo lloj situate që ju përjetoni lidhet ngushtmërishtë me aktivitetet tuaja ndaj mundohuni t’i organizoni sadopak dhe më mirë ato. Ju falenderoj për letrën tuaj ju uroj që situata juaj të ndryshojë sa më parë./dritare.net

Enertila Bekteshi, Psikologe Klinike

Nëse doni të ndani pyetje, këshilla apo dhe rrëfime, ju lutem shkruani në: [email protected]